Home Blog Page 3

Shkrumbohet gjatë natës banesa në Malësinë e Madhe

0

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Mësohet se shtëpia është në pronësi të shtetasit Zef Gjergjit, ndërsa fatmiirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Greqi

0

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në Patra, Greqi,

Mediat raportojnë se 30-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije të mitur po shkonte në punë kur u aksidentua me motor. Ai tentoi të parakalonte, kur për arsye ende të paditura u përplas me pjesën e pasme të një automjeti tjetër.

Shqiptari ka goditur fort kokën, duke humbur jetën në çast, ndërsa motori i tij ka dalë jashtë rrugës.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.

“Burrin tënd unë e mbaja në ajër, ti vishje çizmet e shkoje te …”, dashnorja kapet keq me gruan te Arditi

0

Një nënë u përball me vajzën e saj, Sonila, së cilës i kërkoi të bëjë çdo përpjekje për të njohur atësinë e fëmijës diten e djeshme ne Shihemi ne Gjyq. Gjatë rubrikës Sonila tregoi se fëmija i saj vinte nga një bashkëjetesë me një burrë të martuar, i cili kishte dy vajza dhe që quhej Gëzim.

Ajo tregoi se kishte marrë vesh për martesën dhe fëmijët e tij 3 pas tre vitesh lidhje me të dhe i kishte kërkuar ta ndërprisnin marrëdhënien, por ai e k ë rcënon duke i thënë: “Unë të v ras nëse ti ikën”.

Kështu bashkëjetesa vazhdoi për 23 vite. Në seancën e kaluar u folën edhe shumë fjalë për familjen tjetër, ku u përmend Flora, bashkëshortja e Gëzimit dhe vajza Denisa.Të indi njuara ata donin ta sqaronin këtë situatë dhe sot në “Shihemi në gj yq” u përballën me njëra-tjetrën.

Flora, gruaja e lig jshme e Gëzimit: Kush je ti që of endon? Ti do përballesh me ligjin. Unë jam gruaja.

Sonila, bashkëjet uesja: Unë të çaj në dy sh moj, qe lbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lumtë për fjalorin sepse në radhë të parë prezanton vetveten.

vSonila, bashkëjetuesja: Mu zh duk ti…

Denisa, vajza e Gëzimit: Të njohim shumë mirë se kush je sepse ke 23 vjet…

Sonila, bashkëjetuesja: Qelbësirë m*ti.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti ke prekur shumë shumë rëndë karakterin e një femre.

Eni Çobani: Sonila, nuk mund të tolerojmë një gjuhë të tillë në publik.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ke dëgjuar se sa mirë mund t’ia dalë një femër sot në realitetin shqiptar?

Sonila, bashkëjetuesja: Mua çunin ma peshon, telefonin 100 mijë lekë ia ka ble. Po ti moj ti, që e çon babën tënd me vjedhë që të sjellë ty. Si e pranon? Apo ajo grua që i iku burri…

Denisa, vajza e Gëzimit: Atë aty e ka gruan e tij, po ty çfarë të ka?

Sonila, bashkëjetuesja: Babin tënd e kapi tek shtëpia ime, po i pëlqente? Me atë grua kam punuar dy vjet në lokal unë, e di mirë ajo.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti do të mbash përgjegjësi…

Sonila, bashkëjetuesja: Përgjegjësi do mbash ti me nënën tënde që ma keni quajtur çunin kopil.

Denisa, vajza e Gëzimit: Më gjej një provë që e kam bërë unë këtë.

Sonila, bashkëjetuesja: Ti s’do gjesh babën e fëmijës tënd.

Eni Çobani: Denisa ti duhet të pranosh që babai jot ka bërë një gabim shumë të rëndë.

Denisa, vajza e Gëzimit: E pranoj.

Eni Çobani: Ai është lidhur me këtë zonjë, ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo zonjë që gulçon sot, e bën sepse babai jot e mbanë zvarrë prej 22 vjetësh.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh dhe e kam burgun hapur.

Denisa, vajza e Gëzimit: Zonja Eni një njeri nuk mund ta mbash zvarrë për kaq shumë vite, ajo e ka pranuar pozicionin e saj.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë e gjeta një, por ti s’do gjesh hiç se je… Kush je ti moj?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Unë jam një zonjë, ndërsa ti për mua s’je asgjë.

Sonila, bashkëjetuesja: Po pse vinte tek unë ai… sepse unë e mbaja, e peshoja. Kurse t’i vishje çizmet e shkoje te lopa.

Ndryshime të bujshme në televizion, ‘Klanifornia’ largohet nga Tv Klan, Julian Deda njofton se…

0

Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan.

Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për “Vip Magazine” ku thuhet se programi i humorit ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar.

Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv.

Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.

“Nëse ai do martohej dhe do të…”! Armaldo e shan gjatë intervistës: Kristi i del papritur dhe…

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuari i parë i rubrikës më të re në “E Dill”, “E Diell Folk”. Gjatë intervistës, këngëtari i njohur u ngacmua pak edhe në lidhje m eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Në një moment, Maestro foli për Krist Aliajn, për të cilin tha se në ‘fillimet e tij ka qenë djalë shumë i mirë, por që ndryshoi pasi doli në nominim me të”.

Këtu ndërhyn një zë, që është pikërisht Kristi, por që Armaldo nuk e kuptoi. Ai i tha se është ‘një fans nga Belgjika’ dhe më pas e pyeti ‘pse ka inat Kristin’.

Teksa Maestro u shpreh se është zhgënjyer nga ish-banori për ofendimet që ka bërë, Kristi ndërhyn sërish dhe thotë ‘Armaldo pse ia ke falur Luizit dhe jo Kristit?’.

“Tani unë nuk dua të flas për Big Brother këtu, as për Kristin nuk doja të flisja. Ndërsa Luizi krijoi lojën e tij në atë lloj strategjie, në atë lloj mënyre nga fillimi deri në fund dhe nuk është se erdhi papritur në pikën që ai luante rëndë dhe ofendonte apo bullizonte.

U mësuam me atë lojë deri në fund. Por kur ti ke përballë një banor që je mësuar ndryshe dhe në fund fare zhgënjesh dhe del ndryshe, atëherë ty menjëherë të krijohet bindja që ky ka diçka, ose është si më përpara si person ose është si e dyta, ose i ka të dyja bashkë.

Më pas Ervin Kurti i tregoi se ishte Kristi ai që po i fliste dhe i tha se çfarë donte t’i thoshte. Teksa Maestro po bëhej gati të përgjigjej, Kristi e pyet: “A mendon se do e takosh Kristin?”.

“Të them të drejtën nëse një rastësi, mbase mund të jetë ndonjë diçka që është vërtetë për tu takuar, në qoftë se ai do martohej dhe do më bënte një ftesë në dasmën e tij, padyshim që gëzimet dhe hidhërimet unë i vlerësoj”, tha Maestro, i cili më pas shtoi se Kristi duhet t’i kërkojë falje për të gjitha gjërat.

500 euro ora?! Kush është rusja 19 vjeçe që ka tërbuar pleqtë politikanë të Tiranës?

0

Eskortat e huaja kanë pushtuar dhe ‘çmendur’ Tiranën. Vajza nga Rusia, Gjerogjia, Vietnami, Kazakistani, Azerbaxhani, Venezuale, Kolumbia, Brazili, Korea, Libia, Kina etj., kanë ardhur si turiste në Tiranë dhe Durrës.

Ato kanë marrë apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin seksual kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Disa prej tyre, siç është vajza nga Rusia që e thërrasin Vasiliana, frekuentohen nga politikanë të moshuar dhe biznesmenë.

Një burim nga grupi i vëzhgimit i këtij aktiviteti që ndalohet me ligj në Shqipëri, tha se çmimi për Vasilianën nga Rusia dhe Amelia nga Gjeorgjia ka shkuar 500 euro ora dhe mbi 2 mijë euro nata, për shkak të kërkesave të shumta që vijnë nga personazhet VIP.

Ndryshe nga prostitucioni tradicional, ky aktivitet nuk ka një tutor dhe kokë drejtuese, por vajzat organizohen vetë.

Shërbimet inteligjente, në dijeni deri në detaje të këtij fenomeni, janë të shqetësuar pasi mes eskortave mund të jenë infiltruar edhe spiune ruse.

Luiz Ejllit i buzëqesh fati pasi “tradhtoi” Berishën, hap biznes të ri! Martesa me Kiarën jo e plotë …ligjërisht beqar

Transformimi i Luiz Ejllit nga demokrat i përbetuar që ngrinte dolli në emër të Sali Berishës, në të ftuarin special të podcasteve të Edi Ramës fill pas daljes së tij nga Big Brother duket se ka një prapaskenë sa elektorale aq dhe përfitimesh monetare për fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli.

Dokumentet e transaksioneve të tij të fundit bankare shfaqin disa realitete të ndryshme nga ato që i janë servirur publikut. Martesa e dytë me moderatoren Kiara Tito u tha të ishte zyrtare dhe për këtë ceremonia dhe dokumenti i lidhjes së martesës u nënshkrua në prani të kandidatit të Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Ejlli shprehu mirënjohjen për Veliajn teksa ky i fundit nuk la pa shpenzuar minutat e fundit të dasmës për fushatë elektorale.

Por, rezulton që kjo martesë të ketë qenë totalisht fiktive ndryshe nga çfarë u tha gjatë spektaklit. Në dokumentin e firmosur nga Luiz Ejlli më 22 maj 2023 gjendja e tij civile rezulton të jetë ‘beqar’.

Pas daljes së Luiz Ejllit nga Big Brother, zyra përmbarimore i ka rithyer noterinë në pronësi të tij, e cila për shkaqe debitore ishte mbyllur. Këngëtari i cili me mbështetjen e ish vjehrrës Jozefina Topalli lëvizte në Paris me targa diplomatike e që më pas në Tiranë u bë noter, tashmë ka vendosur të ndryshojë sërish drejtimin e karrierës.

Nipti i noterisë ka ndryshuar aktivitetin dhe do të operojë në prodhimin e produksioneve televizive, spoteve publicitare, realizim klipesh dhe koncerteve indoor dhe outdoor.

Luiz Ejlli është shfaqur në krah të Benet Becit, kryetarit aktual të Bashkisë së Shkodrës, madje bëri edhe fushatë me të pas përfundimit të kompeticionit.

Burime pranë selisë rozë konfirmojnë se angazhimi i Luiz Ejllit në strukturat e Parisë Socialiste do të jetë edhe më solid në vijim. Duket se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i Berishës e Metës jo vetëm që nuk fitoi gjë në zgjedhjet e 14 majit por humbi edhe ish dhëndrin e Jozefinës.

Kiara Tito fiton një vend në televizion, por humbet miqtë, çfarë ndodhi mes ish-banorëve

0

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” si moderatore. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për “Vip Magazine” se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.

Por duket se miqësitë që kishte krijuar brenda shtëpisë janë krisur njëherë e mirë për Kiarën. Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për raportet me Luizin dhe Kiarën pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” ajo tha se nuk është takuar me asnjërin prej tyre, pasi të dy janë të angazhuar, por shtoi se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit. “E vetmja gjë që thashë është mu duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç ‘Big Brother’.

Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin. Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre. Jam e lirë t’i jap sa kohë të duan të gjithëve. Janë të dy të angazhuar”, tha Efi. Mesa duket “Big Brother Vip Albania” është më dramatik jashtë seç ishte brenda. Ditë pas dite, dëgjojmë deklarata të papritura nga ish-banorët. Antoneta Koçi, një prej banoreve, ishte së fundmi e ftuar në një emision ku shprehu pakënaqësitë e saj për Kiara Titon. Ajo tha se edhe pse Kiara është një vajzë e mirë, ndonjëherë mund të tregohet shumë arrogante dhe mendjemadhe.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në “Big Brother” që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë.

Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku”, tha Antoneta. Por, edhe vetë Kiara ka zbuluar se me disa nga ish-banorët nuk gëzon më të njëjtin raport dhe këtë gjë nuk e fsheh. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito, ka rënë pre e telefonatës “kurth”. Një ditë më parë ajo ka marrë një telefonatë ku u kërkohet që të bashkëpunojë për një revistë me Efi Dhedhes dhe Olta Gixharin.

Moderatorja e njohur përgjigjet prerë me “jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh, ku ndryshon mendim duke thënë se do e diskutojë me menaxherin e saj. E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre. Më pas Kiarës i zbulohet se e gjitha ishte një lojë. Moderatorja e priti me shumë sportivitet.

Moti gjatë javës/ Paradite me diell, pasdite me rrebeshe shiu: Çfarë pritet të ndodhë të enjten

0

Edhe kjo javë pritet të jetë ashtu si ajo që lamë pas, sa i përket kushteve atmosferike. Paradite do të kemi diell dhe pasdite reshje shiu dhe rrebeshe herë pas here.

Meteorologia, Lajda Porja raporton se moti do të jetë i tillë deri në ditën e premte, ndërsa të enjten pritet që reshjet të jenë më intensive, të ketë stuhi dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të kapin 29 gradë ditën e sotme, ndërsa ato minimale 9-10 gradë në zonat malore.

“Ka nisur edhe kjo javë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku dielli është prezent në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orën 14:00, ku do të kemi zhvillim të vranësira dhe ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit , nuk do të mungojnë edhe rrebeshet e shiut.

Deri ditën e premte, paraditet do të jenë me diell, ndërkohë pas mesdite dhe pasditja do të rrezikohen nga vranësirat dhe reshjet, ku reshje me të konsiderueshme do të ketë dita e enjte, ku herë pas herë do të këtu edhe stuhi të forta ere, shkarkesa elektrike dhe rrebeshe shiu thuajse në të gjithë vendin.

Sa i përket vlerave termike, minimalet do të regjistrohen 9-10 gradë në zonat malore dhe ato maksimale do të shkojnë deri në 29 gradë dhe do të regjistrohen ditën se sotme. Deri në ditën e premte, nuk pritet të kemi ndryshim të dukshëm të vlerave termike ku maksimalja do të jetë rreth 28-29 gradë.

Sa i përket vendeve të rajonit ka pasur ndryshim të dukshëm të vlerave termike, ku Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 26 gradë, Maqedonia deri në 208 gradë.

Sa i përket motit, paraditja do të jetë me diell, ndërsa paditje do të rrezikohet nga reshje shiu, thuajse në të gjithë gadishullin e Ballkanit” tha Lajda Porja./abcnews.al

Kujdes! Nëse partneri juaj e ka këtë aplikacion në celularin e tij… ai po ju tradhton!!

0

Një ndikues i TikTok ka paralajmëruar ndjekësit e tij për një aplikacion të panjohur celular për të cilin çiftet duhet të shqetësohen.

Por pse;

Siç shpjegon ai, duke pasur dhe përdorue këtë aplikacion të maskuar, do të thotë se po ia punon atij/saj dhe me siguri po e tradhton partnerin/en

Aplikacioni në fjalë është një… kalkulator.

Ju mund të thoni tani, “epo të gjithë telefonat kanë një kalkulator”, por këtu qëndron hileja.

Duke qenë se ai/ajo e ka tashmë një në celularin e tij/saj, pse i duhet një kalkulator i dytë?

TikToker @nuggetonair tha në videon e tij: “Nëse po dilni me një djalë dhe shkoni në telefonin e tij dhe shkruani fjalën kalkulator dhe ai ka dy aplikacione llogaritëse, atëherë ai po ju tradhton.”

Ai shpjegon se emri është Calculator# Hide Photos Video dhe aplikacioni përdoret për të fshehur përmbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave, foto, video, etjm, që duam të mbeten të fshehura.

Ikona është identike me aplikacionin e kalkulatorit, por në këtë rast “fsheh foto, video, dokumente, fjalëkalime, shënime, kontakte, etj.” /noa.al