Home Blog Page 2

“Nuk duhet të jetë as Berisha, as Basha”, si pas Jorida Tabakut ja si duhet të drejtohet PD-ja

0

Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në një intervistë në “Now” në Euronews Albania tha se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sipas saj duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.

E pyetur në rast se do të jetë Basha apo Berisha ai që do të bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do të vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.

“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.

Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike.

Ne do e diskutojmë gjatë këtë, nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimesh nga poshtë lartë”, tha Jorida Tabaku.

I kërkuan dorëheqjen pas disfatës së thellë, Berisha habit me reagimin e tij: Ata kanë lindur dhe do vdesin me…

0

Pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit përballë mazhorancës dhe kërkesave të shumta për dorëheqje për bashkimin e PD-së zyrtare, duket se tërheqja nuk është në planet e Sali Berishës.

Në një intervistë televizive, Berisha deklaron se ndonëse kundërshtarët politikë kërkojnë dorëheqjen e tij, kjo nuk do të ndodhë.

“Unë në 2013 komunikova dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe absolutisht kam qëndruar i dorëhequr përveçse në parlament edhe në atë rrjetin social si një avokat i interesit publik në atë mënyrën time, siç e gjykoj unë.

Ika, por çfarë ndodhi, e patë çfarë ndodhi.

Kush tha? Ata kanë lindur e do të vdesin me emrin tim në gojë, të ikë Berisha, po ajo s’përbën kriter”, u shpreh Berisha.

“Thoshte do vras policinë, do i vras të gjithë”/ Vladimir Kurti flet nga burgu për Dan Hutrën: Erdhi në qelinë time dhe…

0

Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313.

Vladimir Kurti i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë 1 muaj më parë, në një intervistë, ndërsa ka treguar se si janë njohur dhe bisedat mes tyre në qeli.

“Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Ma kanë sjellë pa dëshirën time. Pa të gjitha dhomat e sektorit, kërkoi të vinte te unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij, më tha nuk ndihem mirë me të tjerët do rri me ty. Pasi më thanë që ka qenë në burg për një vrasje e refuzova. Thashë nuk rri në dhomë me të. Kam hallet e mia.. Ndërhyri komanda, nuk pranon ai që të rri në dhomë me të tjerët, ka thënë: Nuk rri në dhomë me legena.

Shefi më tha mbaje për hatrin tim. Kena qenë 4 veta në dhomë. Pastaj filloi unë të ndihmoj, të nxjerr nga burgu, unë kam një mik te spitali i burgut. Sesi me u afru. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë, derisa filloi të fliste. Më pas thoshte jo njof, jo të nxjerr nga burgu, jo paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu.

Pastaj e sollën te godina tjetër, te ajo që quhet e SPAK-ut. Ai thoshte do vras policinë, do vras këdo, prandaj doja ta hiqja nga dhoma. Ai ka përmendur dhe emra, mos merrja unë në telefon ai ishte duke bërë masakër jashtë.”- tha Kurti.

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, ka të plagosur (Video)

0

Një aksident me dy të lënduar është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në daljen veriore të qytetit të Lushnjes.

Gazetarja Anila Sefa raporton se dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle. Për pasojë të dyja makinat kanë përfunduar në trotuar…

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë./tvklan.al

Zbulohet biznesi i Luizit

Pas daljet nga “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli përpos projekteve muzikore, duket se do i hyjë dhe biznesit. Ai ka hapur edhe një kompani për produksion televiziv, si dhe në fushën e argëtimit.

Sipas një ekstrakti nga QKB, Luiz Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar biznesi i noterisë.

Ndërkohë në datë 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj në 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB.

“Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj.

Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.” – thuhet në dokumentin e QKB-së.

ekstrakthistorik-5-29-2023-1-1685386588

“Edhe gjella turli ka…”, kë po thumbon Elvis Pupa?

Aktori i humorit Elvis Pupa së fundmi ka thumbuar reperët shqiptarë teksa në një video në Instagram është shprehur:

“S’e marr vesh fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovarë pastaj në anglisht ka disa edhe spanjisht nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe “gjella turli “ e ka më shumë ‘dinjitet’ nuk pranon kaq shumë përzierje.” –thotë aktori i njohur.

Nuk dihet ende se për cilin reper e ka këtë thumb Visi por duket që ka përfshirë të gjithë artistët që bëjnë muzikë me rrymë rrep.

Ish-presidenti i këtij vendi dënohet me 14 vjet burg, ja për çfarë akuzohet

Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, i internuar në Nikaragua, u dënua të hënën në mungesë nga një gjykatë në San Salvador me 14 vjet burg, pasi kishte negociuar një armëpushim gjatë mandatit të tij me “maras”, bandat që terrorizuan popullsinë e vendit të Amerikës Qendrore.

Ky armëpushim kishte hyrë në fuqi në vitin 2012 dhe kishte mbështetjen e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), e cila mori rolin e “garantuesit”.

Armëpushimi zgjati vetëm disa muaj.

Ish-kreu i shtetit u dënua me tetë vjet burg për anëtarësim në një “organizatë të paligjshme” dhe gjashtë të tjera për shpërdorim detyre, tha në Tëitter prokurori i përgjithshëm i El Salvadorit.

Përveç Funes, ish-ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë i qeverisë së tij, David Mungia Pages, u dënua me 18 vjet burg.

Të pandehurit u akuzuan se “lejuan bandat të forcoheshin financiarisht dhe të zgjeroheshin territorialisht në këmbim të uljes së shkallës së vrasjeve nga 2011 në 2013, në mënyrë që qeveria e atëhershme të përfitonte për zgjedhjet”, argumentoi prokuroria. Ai pretendoi se të dy politikanët kanë vepruar vetë si “anëtarë të bandës”.

Çfarë po ndodh? Euro shkon drejt ‘greminës’, ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë

0

Euro blihet me 110 lekë dhe shitet 110.8 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 126 lekë dhe shitet me 127 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 112.8 lekë, ndërsa në shitje me 113.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 74.8 lekë dhe në shitje me 76.8 lekë.

Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:

Kërcënimi nga tajfuni/ Ngrihet alarmin në këtë vend, mijëra njerëz evakuohen, ja çfarë pritet

0

Zyrtarët filipinas filluan evakuimin e mijëra fshatarëve, mbyllën shkollat ??dhe zyrat pasi tajfuni Mawar iu afrua provincave veriore të vendit një javë pasi goditi territorin amerikan të Guam.

Parashikimet aktuale tregojnë se tajfuni po kthehet në verilindje drejt Tajvanit ose Japonisë jugore.

Edhe pse pritet të ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme, autoritetet paralajmëruan për valë të rrezikshme baticash, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut ndërsa po kalon krahinën më veriore të Batanes deri më 31 maj.

Mawar përshkoi Guamin javën e kaluar si tajfuni më i fortë që goditi territorin e Paqësorit të SHBA në më shumë se dy dekada duke shkatërruar çatitë dhe duke dëmtuar shtyllat e energjisë.

Trupat e ushtrisë, policia, zjarrfikësit dhe grupet vullnetare ishin duke qëndruar pranë për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në provincat veriore dhe më shumë se një milion pako ushqimore janë përgatitur për çdo rast, thanë zyrtarët.

Më shumë se 4,800 njerëz janë evakuuar në strehimoret e urgjencës në Cagayan, Batanes dhe provinca të tjera.

Rreth 20 tajfune dhe stuhi godasin çdo vit arkipelagun e Filipineve, i cili gjithashtu shtrihet në çarjet sizmike ku ndodhin shpërthime vullkanike dhe tërmete, duke e bërë vendin e Azisë Juglindore një nga më të prirurit ndaj fatkeqësive në botë.

Zhduket 29-vjeçarja 7 muajshe shtatzënë, familjarët ngrejnë alarmin në polici

0

Giulia Tramontano, një 29-vjeçare shtatë muajshe shtatzënë, u zhduk nga Senago, në zonën e Milanos, të shtunën.

Alarmi është ngritur nga familja e vajzës e cila me profesion është agjente imobiliare. Giulia, me origjinë nga provinca e Napolit, jeton prej pesë vitesh në Senago me të dashurin e saj, i cili dyshohet se iu drejtua karabinierëve të qytetit milanez për të raportuar zhdukjen e saj.

Përshkrimi i saj u shfaq në rrjetet sociale: flokë të gjatë dhe të hapur, lartësi 1.68 m, peshë rreth 68 kilogramë dhe një tatuazh që bie në sy në krahun e majtë.

Në këto orë karabinierët po dëgjojnë familjen dhe të njohurit e Giulia Tramontanos për të kuptuar kontekstin në të cilin vajza u largua nga shtëpia. E reja nuk ka pasur kurrë probleme psikologjike edhe gjatë shtatzënisë. Kontakti i fundit me familjen ishte të shtunën e kaluar dhe Giulia fliste me ta çdo ditë, gjë që nuk ndodhi të dielën. Madje nuk duket se ka pasur probleme në punë apo të ndonjë lloji tjetër.

Celulari i Giulia Tramontanos është i fikur, vajza nuk zotëron makinë dhe për këtë arsye ka gjasa të jetë larguar nga shtëpia në këmbë edhe nëse familjarët nuk shpjegojnë një largim vullnetar. Xhulia do të kishte me vete pasaportën e saj, ndërsa në shtëpi do të gjendeshin dokumente të tjera identiteti.