
Mbrojtësi i njohur belg, Tobi Alderveireld shënoi golin e parë në fitoren e madhe 2-1 të Antuerpit kundër Genkut në një ndeshje të rëndësishme në betejën për kampionatin belg.
Goli i ish-futbollistit të Totenhemit, nuk u ka pëlqyer fansave të cilët kanë vendosur të merren me të në rrjetet sociale dhe një nga më të mirët në historinë e Belgjikës ka mbetur i shokuar nga mesazhet që ka marrë.
Advertisements
“Vajza juaj do të zhduket këtë javë” dhe “Familja juaj do të vdesë”, thuhet në kërcënimet e tmerrshme që ka marrë belgu.
Advertisements
“Mund të përballoj shumë, por kërcënimet ndaj familjes sime i kalojnë të gjithë kufijtë. Nuk e kuptoj pse po e shkruani këtë dhe çfarë doni të arrini”, ka shkruar Alderveireld në një postim në Instagram, teksa ka bërë denoncim në polici.
Kujtojmë se pjesë e Antverp dhe bashkëlojtar me Alderveireld është edhe futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut.