
Një avion i Asiana Airlines u ul i sigurt në qytetin Daegu të Koresë së Jugut, pasi u hap dera e avionit para se të mbërrinte në aeroport, tha një zëdhënës i kompanisë.
https://twitter.com/i/status/1661974948640968704
Advertisements
Avioni u ul në aeroportin Daegu rreth orës 12:40, pasi u nis një orë më parë nga ishulli Jeju. Në incident nuk pati të lënduar, por disa pasagjerë u dërguan në spital, tha zëdhënësi i kompanisë.
Advertisements
Një zëdhënës i Asiana Airlines tha se autoritetet po hetojnë se si u hap dera.
“Policia po heton incidentin pasi një pasagjer, i cili ishte ulur pranë daljes së emergjencës, tha se preku dorëzën”, tha zyrtari.