
Një 39 vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke punuar si ‘fermer’ në një “shtëpi bari”.
Bëhet fjalë për shtetasin Aurel Kajo, i cili u kap nga Policia, teksa u përpoq të dilte fshehurazi nga dera e pasme, ndërsa oficerët e policisë po ekzekutonin një urdhër kontrolli në shtëpinë në Shildon, më 2 mars.
Advertisements
“Do të punoja deri më 12 mars, që të shlyeja borxhin. Gjithçka që duhej të bëja ishte të ujisja bimët dhe të kujdesesha për to”, ka deklaruar ai para gjykatësit.
Advertisements
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 134 bimë kanabisi me vlerë deri në 7600 paund.