Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit ku dy automjete një Benz dhe një Audi janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.
Panorama TV mëson se si pasojë e plagëve të marra, pasagjerja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës.
Advertisements
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.