Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Tiranë. Mbrëmjen e kaluar një grua në Tiranë shihet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut. Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur.

Advertisements

Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup. Pritet ndërhyrja e organeve kompetente.

Për fat të keq nuk është hera e parë që shohim raste të tilla jo vetëm në Tiranë po kudo në Shqipëri, ku kafshët shtëpiake dhe jo vetëm keqtrajtohen nga njerëzit.

Edhe pse reagimi publik për këto raste është shumë i fortë sërish vazhdojnë të përsëriten, pasi neglizhenca e instutitucioneve shtetëtore përgjegjëse për këto raste është e madhe.

Advertisements

Në shumë raste të keqtrajtimit të kafshëve shtëpiake janë bërë dhe protesta nga shoqatat e mbrojtjes së tyre, por sërish kemi ripërsëritje dhe keqtrajtim të kafshëve shtëpiakë.