Katër personat që ndoqën me makinë, morën peng dhe dhunuan Gentian Omerin pak ditë më parë në Sarandë janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës.

Alferd Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksandër dhe Anton Ndoj si dhe vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg. Në kërkim është vëllai tjetër, Astrit Ndoj.

Advertisements

Ata akuzohen dhe dyshohet se përplasën me makinë dhe morën peng duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin.

Sipas avokatit të arrestuarit nuk kanë pasur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për arrest. Të burgosurit do të transferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.

Ngacmimi dhe lidhja intime dyshohet se u bë shkak për marrjen peng dhe ushtrimin e dhunës për 3 orë ndaj 39-vjeçarit Gentian Omeri.

Advertisements

Astrit Ndoj bashkë me 2 vëllezërit dhe me 2 djemtë e tij morën peng Gentian Omerin, pasi dyshohet se i ngacmonte të bijën dhe kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me të.

/5pyetjet.al