38-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e “amerikanit” mëngjesin e së premtes në Kalamatë mund të etë arratisur në Shqipëri me një makinë me qira në emrin e tij.

Vitin e kaluar, më 22 nëntor, vrasësi në kërkim Izbi Çaushi e kishte marrë me qira automjetin nga një zyrë makinash në Kalamata për 600 euro në muaj, gjithsej dy muaj. Të dielën e kaluar ka skaduar qiraja dhe pronari i zyrës ka ngritur padi për përvetësim të makinës.

Advertisements

Kujtojmë se ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga organet e drejtësisë së Kalamatës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij vijojnë, ndërkohë që burime policore nuk përjashtojnë asnjë skenar për mënyrën e arratisjes dhe rrugën që mund të ketë ndjekur për të shmangur arrestimin pas krimit edhe pas gjetjes së strehimit të përkohshëm në Kitries.

Dje dy të pandehurit grekë u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatë për dëshmi të rreme dhe ndihmë të një krimineli serial.

Të pandehurit grekë, pronari i restorantit 50-vjeçar dhe punonjësi i tij 40-vjeçar, mohojnë megjithatë se kanë ndihmuar dy të pandehurit për vrasjen dhe argumentojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim, ndërkohë që kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat nga gjykata për nesër.

Advertisements

Prokurorja në kërkesën e saj për burg theksoi se përveç paturpësisë kriminale të veprës së tyre, ata janë sjellë edhe me guxim dhe përbuzje ndaj autoriteteve dhe shprehu dyshimet nëse do të paraqiten nesër për t’u gjykuar.

Nesër, i pandehuri 22-vjeçar Aleksandër Koto, me shtetësi greke do të deklarohet fajtor në hetuesinë e Kalamatës për akuzën e vrasjes si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit shqiptar në vrasjen e “amerikanit”.