Sot më shumë se kurrë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë më të afërt brenda një muaji qëndrimi në “Big Brother VIP”.

Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, ata kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.

Advertisements

Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon.

Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime.

Kiara: Më duhet një pelenë, ku janë?

Advertisements

Luizi: Po lëre, se s’je për atë punë…

Kiara: Më duhet ta ndërroj. Hë thuaji diçka gocës…

KLIKO KETU PER TE SHIKUAR VIDEON

“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo konkurrentit.

Luizi nga ana tjetër nuk duket aspak i dorëzuar dhe vazhdon t’i qëndrojë po njësoj pranë Kiarës, duke i shprehur ndjenjat e duke i ofruar mbështetjen e tij sa herë ajo ka nevojë.

Gjatë këtyre ditëve, banorët do të zhvillojnë me radhë provën javore ndaj ky do të jetë një shans i mirë që çifti të veçohet paksa dhe mbase të ndodhë edhe puthja.

Deri tani, Kiara ka treguar se në njëfarë mënyre ndihet e gjykuar nga banorët e tjerë për faktin që ka vendosur të kërkojë më shumë kohë për të njohur Luizin.

KLIKO KETU PER TE SHIKUAR VIDEON