Ditë zie kombëtare është shpallur në Nepal pas aksidentit më të rëndë ajror në këtë prej tre dekadash.

Të paktën 66 nga 72 personat në bord humbën jetën, ndërsa kërkimet për të zhdukurit dhe për kutitë e zeza, vazhdojnë. Një video e re ka dalë në dritë së fundi, e tregon momentet para rrëzimit dhe gjithashtu dokumenton përplasjen dhe flakët që përfshinë pjesë të ndryshme të avionit.

Advertisements

ATR 72, i operuar nga Nepaleze Yeti Airlines, u rrëzua vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti ndërkombëtar i Pokhara, një destinacion i njohur turistik që ndodhet 200 kilometra larg kryeqytetit Katmandu.

Në bordin e avionit ndodheshin 68 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit: 37 burra, 25 gra, tre fëmijë dhe tre foshnja. Autoriteti lokal i aviacionit civil njoftoi se i fundit që kishin nxjerrë, është trupi i një bebeje disa muajshe.

Në avion ndodheshin edhe 15 shtetas të huaj: Pesë indianë, katër rusë, dy koreano-jugorë, një australian, një argjentinas, një irlandez dhe një francez.

Advertisements

Moti në ato momente ishte i kthjellët, por zyrtarëve të aeroportit të ri, të inauguruar vetëm dy javë më parë, thonë se njëra nga helikat ka rënë gjatë fazës së uljes.

Pak çaste pas kontaktit të fundit me kullën e komandës, goditja e filmuar nga një pasagjer, duket se ndodhi në brigjet e lumit Seti Gandaki.

Pikërisht në këtë fazë piloti ka kryer një manovër të beftë dhe të papritur, e dokumentuar dhe nga pamjen, me qëllimin që të shmangte goditjen e shtëpive poshtë