Tronditje dhe lot! Heshtje në klasë, fytyra të trishta dhe një tavolinë që do të mbetet bosh. Përgjithmonë. Dhimbja për vdekjen e 15-vjeçarit shqiptar Elion Shala shkon përtej rrethit familjar e të miqve.

I mituri u përplas për vdekje të dielën nga një tren në stacionin e Chiari teksa tentoi të kalonte shinat. Klubi i futbollit ku ai ishte lojtar që nga viti 2021 janë mbërthyer ka dhënë një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale ku shkruhet se Elioni la pas buzëqeshjen e përjetshme.

Advertisements

“Të gjesh fjalët e duhura në këto momente është gjithmonë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për sulmuesin tonë 15-vjeçar. Të gjithë të donin! Elion na lër buzëqeshjen tënde të përjetshme dhe energjinë. Do të jemi pranë vëllait Erionit, mamasë Matildës dhe babait Ilir, nuk do të jenë vetëm”-thuhet në mesazh.

Shokët e klasës e kujtojnë si një djalë gazmor e të vendosur. Në klasë u lexua një poezi për të dhe u mbajt një minutë heshtje.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës ku një tren i “Eurocity” e përplasi Elionin teksa ai tentoi të kalonte nga ana tjetër ku ndodheshin disa prej miqve të tij.

Advertisements

Pas kryerjes së ekspertizave dhe dhënies së autorizimit për ta varrosur, trupi i pajetë do t’u kthehet familjarëve në orët në vijim./tvklan.al