Një 51 vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët në banesën e tij në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi me iniciale Q. M., 51 vjeç u gjet i vetëvarur mesditën e sotme brenda banesës.

Advertisements

Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Advertisements