Nëse mendonit se historia e sëmundjes së Luizit u mbyll me aq, e keni gabim! Ditën e sotme “Top Channel” ka sjellë detaje të reja.

Në emisionin “Fan Club” ishin të ftuar dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan se pse Luizit i është hequr licensa e noterit.

Advertisements

Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018 Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

“M’u duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë. Në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Në dokument nuk ka cilësuar as tumor as asgjë tjetër. Vetëm probleme shëndetësore”, ka thënë noteri.

Për më tepër shikoni videon më poshtë në YouTube:

Advertisements