Prej një muaji “Big Brother VIP” ka marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë kanë tashmë banorët e tyre të preferuar.

Gjithashtu dhe Arbana ka pasur një të preferuar që e tha gjatë spektaklit të së martës.

Advertisements

Bëhet fjalë për Enin, djalin që doli mbrëmë.

Me të ardhur Eni në studio, Arbana i tha: “Hajde o Eni se me të gjitha këto që po ndodhin sot, ti ishe banori im i preferuar”.

Eni u vlerësua shumë për qytetarinë dhe sjelljen e qetë që tregoi në program duke mos e ngritur kurrë zërin e duke mos u përfshirë në debate, gjë që Arbana ia vuri në dukje.

Advertisements