Të tjera detaje janë zbardhur nga vdekja tragjike e 22-vjeçarit Petrit Jashari në Itali.

Në zonën e Focit, Petrit Jashari ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me kamion.

Advertisements

Mediat italiane shkruajnë se i riu ka qenë duke udhëtuar me kamion, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 22-vjeçari shqiptar ka dalë nga kamioni por është rrëzuar në greminë e për fat të keq ka gjetur vdekjen në vend.

Advertisements

Për të nxjerrë trupin e të riut është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe një helikopter.