Nga 24 janari do të ketë përmirësime të motit.

Kështu bëri me dije Akil Osmani nga metoalb në emisionin “Good Morning Albanians”.

Advertisements

Ai tha se temperaturat do të jenë në -5 gradë Celsius në zonat malore ku do të ketë dhe ngrica në disa akse rrugore në veri-lindje dhe juglindje të territorit.

“Do të kemi reshje të dendura të shiut në zona fushore ndërkohë reshje dëbore në zonat malore.

Duke vijuar nga dita e martë e në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit por dhe vranësira të shpeshta. Do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, ku në zonat malore do të jetë -5 gradë Celsius.

Advertisements

Në disa akse në veri-lindje dhe në juglindje të territorit do të ketë ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta”- tha ai.