Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 24.01.2023 paraqitet si me poshte: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 ka rritje me 5 cm me oren 18.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 23.01.2023 Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 18.00 e dates 23.01.2023 Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore . Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 10 cm, rruga eshte e kalueshme, ka ulje te nivelit prej 30 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Ne Qarkun Korçe gjate nates ka patur rreshje shiu/debore me intesitet deri mesatar. Rreshjet kane qene ne forme debore ne kuoten +1000 m. Rruga e Dardhes km 7-km 13,6. trashesia 5cm – 15 cm. Rruga e Voskopojes km 13-km 18.2, trashesia 3 cm – 5 cm. Ne akset e tjera ka patur rreshje shiu +debore e shkrire. U punua per M.Dimerore pastrim dhe kriposje, Temperaturat mesatarja -1 grade. Ne akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve behet pa probleme dimerore. Rekomandohet perdorimi i gomave dimerore gjate periudhes dimerore. Aktualisht moti eshte i vrenjtur dhe me rreshje te dobeta. Kontraktoret jane ne gadishmeri per Mirembajtje Dimerore/Emergjente.

Advertisements

Situata në qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike. Mësohet se prej katër ditësh njësia Lurë është e bllokuar, ndërkohë që lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por me shumë vështirësi.

Ndërkohë, rruga nga njësia Lurë drejt Peshkopisë është e bllokuar nga bora, ndërsa disa fshatra ngelen të izoluara ku trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Probleme ka dhe në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona. Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset vijojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Advertisements