Punët e shtëpisë janë bërë shkak për një debat mes këngëtares Valbona Mema dhe tenorit Armaldo Kllogjeri. Armlado është lideri i kësaj jave, i zgjedhur nga banorët e shtëpisë BBV2.

Valbona është ankuar tek lideri Armaldo se shtëpia është e pisët dhe se atë nuk e ndihmoi askush në kuzhinë për të vendosur ushqimet në frigorifer.

Advertisements

Valbona: Zemër nuk të bën as make-up, as vëshja, as maskat, as kordelet nëse ti jeton në një familje që nuk kotribuon fare, por vetëm flet dhe ngacmon.

Ne vërtet jemi në një lojë, por primare është mirëmbajtja, pastërtia është kryesorja. Në klipin prezantues Valbona tha se disiplinën e ka shumë të rëndësishme, sidomos kur jeton me shumë persona në shtëpi.

Teksa kaluan vetëm 24 orë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Valbona nisi debatet e para me banorët, më së shumti me Armaldon, për shkak të mungesës së higjienës në shtëpi.

Advertisements

Sapo erdhi, ajo u tha banorëve që të ndahen punët, por kjo shkaktoi debat mes saj dhe Armaldos. Ky i fundit i tha Valbonës se nuk ka dëshirë të komunikojë fare më të, por këngëtarja u ndje keq, pasi sipas saj ata kanë një raport miqësor prej 25 vitesh.