Janë publikuar fotot e 14 personave më të kërkua nga policia britanike në Yorkshire, mes tyre dhe një shqiptar.

Siaps mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për shqiptarin Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e të shpallurit në kërkim, Xhelajt. Ai kërkohet për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit, të cilat dyshohet se janë kryer midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Advertisements

Oficerët britanikë kanë kryer hetime të gjera, duke përfshirë punën me forcat dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin, dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

“Ai ështëme flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe theks shqip. Ai besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, Ëest Midlands, Leicester dhe Londër dhe mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Nëse e keni parë, kontaktoni policinë në numrin 101, duke cituar numrin e incidentit 571, datë 11 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

Advertisements