Ish-kryeministri ddhe kryetari aktual i PD, Sali Berisha është shprehur sot në media se nuk ka snjë lidhje me Agron nezën, ish-agjentin shqiptaro-amerikan që thuhet se ka korruptuar ish-drejtorin e FBI në Nju Jork. Madje, Berisha ka mohuar dhe të ketë njohje me Nezën, edhe pse ëhstë tropojan.

“Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh, njoh të tjerë por jo atë”, është shprehur Berisha.

Advertisements

Mirëpo, Hashtag.al ka arritur të kontaktojë Agron Nezën dhe ky i fundit jo vetëm ka pohuar njohjen për disa dekada me Sali Berishën, por ka vënë në dispozicion të medias dhe një foto mes tij dhe Berishës, e cila daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy.

Agron Neza dhe Sali Berisha, në vitin 2000 në zyrën e Berishës

Fotoja në fjalë dhe një sërë komunikimesh dhe letrash që Agron Neza, ish-agjenti i inteligjencës shqiptare në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, disponon vërtetojnë sipas tij tërësisht njohjen dhe hedhin poshtë qëndrimin e Berishës.

Madje, Neza rezulton se është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë i një takimi befasues për Berishën të ndodhur më 15 Dhjetor 1991, ndërmjet tij, Azem Hajdarit, Agron Nezës dhe Luan Pobratit.

Advertisements

Episodi konsumohet në “Rrugën e Kavajës”, ku pasi ktheheshin në mbrëmje me makinë nga Durrësi, Luan Pobrati, Azem Hajdari dhe Agron Neza, vërejnë se në katin e dytë të ish-selisë së Partisë Demokratike ishte ndezur drita e zyrës së Berishës.

Azem Hajdari i thotë shoferit të ndalonte makinën dhe i kërkon dy miqve ta prisnin 5 minuta, sa të përshëndetej me Doktorin. Azem Hajdari ngjitet në zyrën e Berishës por ndodhi që u vonua dhe në këtë moment Luan Pobrati i thotë Agron Nezës të shkonte dhe ai lartë në zyrë që ta merrte. Edhe Neza u vonua.

Azem Hajdari dhe Agron Neza

Për rrjedhojë, Pobrati u detyrua të shkonte dhe vet në zyrë dhe episodi që u zhvillua më pas është tepër, tepër interesant. Pobrati hap derën e zyrës dhe Berisha çohet me vrull nga tavolina duke i thënë: “Oh, Pobrat, mirëseerdhe, miku im më i çmuar në Sigurim”.

I zgjati dorën Luan Pobratit por ky i fundit më ftohtësi i ofroi vetëm majat e gishtave. Në moment Pobrati ja kthen:

“Kam ardhur vetëm për tu thënë natën e mirë këtyre dy miqve që më lanë pas dere. Por meqenëse erdha deri këtu, dua të të pyes ty tani, që dje më kërkoje të ndëshkoja djemtë që mbanin barseta e që sot nga fanatik i madh e komunist i madh, je bërë demokrat i madh: Sal, nga do i mbash bythkat? Këtej apo andej. Hajt natën e mirë.”

Ky ishte episodi që shënjoi dhe fillimin e armiqësisë mes Pobratit dhe Berishës, ndërsa ky i fundit nisi menjëherë montimin e dosjes ndaj Pobratit dhe familjes së tij duke i persekutuar për dekada me radhë.