Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka ndarë dje pamje nga rrugët dhe hapësirat publike të qytetit të cilin administron, duke vlerësuar e falenderuar në të njëjtën kohë shërbimet e Bashkisë për gatishmërinë.

“Per 8 ore uji u largua nga qyteti duke konfirmuar efektivitetin e punes tone! Kjo gje ska ndodhe kurre! Qyteti ka ndejte dikur edhe 22 dite nen uje! Sot sherbimet e Bashkise kane nderhyre kudo per kthimin e gjendjes ne normalitet! Absolutisht se me te mire se ne nuk ka”, shkruan Ndreu.

Advertisements

Mirëpo, mes fotove që shpërndan kryebashkiaku i Lezhës bie në sy ajo e një zonje të moshuar që punon me shërbimet e bashkisë. Vitet e moshës ia kanë shtuar rrudhat në fytyrë, por ajo ende punon dhe kontribuon për qytetin.

Një zonjë që punon me dashuri sublime për t’i mbajtur rrugët dhe hapësirat publike të Lezhës “xixë”, siç reklamon Pjerin Ndreu, ose ndoshta një e moshuar me halle shumë që për të siguruar të ardhurat vazhdon ende të punojë, edhe pse vitet shkojnë.

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/ys/r/T1oMBrgJQCd.png

Advertisements