“Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.

Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.

Advertisements

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

Por dy noterët që kanë folur janë të pabesueshëm. I pari sepse ka falsifikuar dokumente dhe nuk mund të na flaës për moral, ndërsa i dyti është noter i familjes Hoxha sic rezulton nga fisa noterizime qe jane bere.

Advertisements

Ja kronologjia e gjyqit të Vjollca Hoxhës!

Sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen Top Channel.

Më 18.01.2016 paditësit Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha paditën Albert Sinon dhe Aurel Bacin në kuadër të një çështjeje tregtare, sikurse emërtohet në Gjykatën e Tiranës, me pretendimin që të paditurit t’iu njohin atyre edhe 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, duke qenë se sipas tyre kontrata e shit-blerjes së aksioneve e lidhur prej tyre është e pavlefshme. Vjollca Hoxha fiton procesin ndaj ortakëve të saj në datën 5 shkurt, duke marrë në këtë mënyrë drejtimin e plotë të televizionit. Pas një sërë kundërshtimesh nga pala tjetër dhe shtyrjesh të seancave gjyqësorë, sot, më 9 maj, vjen vendimi përfundimtar ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë rrëzon padinë e palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Pala paditëse ka të drejtë të ankimojë brenda 15 ditëve, nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Në pritje, nëse Vjollca Hoxha do ta çojë në Gjykatën e Apelit këtë çështje, ndiqni kronologjinë e këtij procesit gjyqësor./dritare.net/

Nr. i Çështjes:

5059

Dt. e regjistrimit:

18.01.2016

Paditesit:

Itan Hoxha , Lorela Hoxha , Redia Hoxha , Sara Hoxha , Vjollca Hoxha

Te paditurit:

Albert Sino , Aurel Baci

Lloji i Çështjes:

Padi te Tjera(Çështje Tregtare)

Baza Ligjore:

Kliko ketu

Objekti:

Detyrimi i te paditurve te njohin paditesit pronare edhe mbi 60% te aksioneve te shoqerise Top Channel sh.a me nr. K12007002U Nipti, shoqeri e se drejtes shqiptare, per shkak se Kontrata e Shitblerjes se Aksioneve me nr.1154 Rep. dhe nr. 598/2 Kol. date 15.06.2007 e lidhur perpara noterit Artan TRESKA eshte absolutisht e pavlefshme pasi eshte kryer ne kundershtirn me ligjin; 2. Urdherirnin e c’regjistrimit nga regjistri i aksionareve te shoqerise Top Channel sh.a te te paditurve Albert Sino dhe Aurel BACI dhe nga regjistri i ekstraktit te shoqerise ne QKR, pasi titulli ne baze te te cilit eshte bere regjistrimi i tyre ne regjister eshte i pavlefshem; 3. Marrja e mases se sigurimit te padise nepermjet pezullimit te ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i aksioneve (e drejta e votes, e drejta e fitimit te dividentit) si edhe ndalimin e tietersimit te aksioneve, ne Shoqerine Top Channel sh.a., nga te paditurit Albert Sino dhe Aurel Baci, deri ne marrjen forme te prere te vendimit te gjykates.

Statusi i dosjes:

Gjykim

Gjyqtari:

Marinela Osmani (Nuni)

Kohëzgjatja e çështjes

Kohëzgjatja e çështjes e krahasuar me kohëzgjatjen mesatare të çështjeve me të njëjtin objekt . Për vitin aktual mesatarja është llogaritur me të dhënat e vitit paraardhës, dhe nqse nuk ka të dhëna ne vitin e mëparshëm për këtë lloj çështje atëherë mesatarja llogaritet me të dhënat e të njëjtit vit.

Kronologjia e seancave (Gjithsej 7 seanca gjyqësore)

Nr

Data/Ora

Vendimi i seances

Shënime per seancën

29.01.2016

09:30

seanca u zhvillua ne sallen Nr.10 me Audio

9:53:56 PD gjykata shqyrtimi do te nderpritet ne vijim te shqyrtimit te kerkeses per perjashtim nga trupi gjykues tjeter. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA

05.02.2016

10:45

shtyhet seanca

Në mbështetje te neneve 202; 205 dhe 206 të KPrCivile, gjykata; VENDOSI ¢ Panimin e kërkesës. ¢ Ndalimin e tjetërsimit të aksioneve të të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi në shoqërinë “Top Chanel”sh.a dhe pezullimin e të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i tyre deri në përfundim të këtij gjykimi. ¢ Pala paditëse detyrohet të depozitojë një garanci bankare në shumën 30.000.000 (tridhjetë milionë) Lekë për llogari të këtij procesi gjyqësor me Nr. 5059 Akti dt.18.01.2016 regjistrimi. ¢ Një kopje e këtij vendimi të dërgohet në QKR. ¢ Kundër këtij vendimi lejohet mund të bëhet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda afatit 5 ditorë, afat që fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.Për palën e paditur në mungesë afati fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni. ¢ Tiranë, më 05.02.2016. SEKRETARE GJYQTARE Entela DEDJA Teuta HOXHA Seanca e rradhes caktohet per ne date 16.02.2016 ora 14.00.

16.02.2016

14:00

Vendim : Gjykata nderprete seancen deri ne shqyrtim te kerkeses per perjashtim. Tirane me date 16.02.2016. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA

24.03.2016

09:30

Kalon ne seance gjyqesore

9:58:00 PD Gjykata VENDIM Gjykata pasi realizoi seancen pergatitore dhe përcaktoi rrethin e provave qe duhet te merren ne seance gjyqesore dhe mori shpjegimet e nevojshme te paleve ne lidhje me mosmarreveshjen, bazuar ne nenet 158/a dhe 171/a te Kodit te Procedures Civile: VENDOSI: 1. Kalimin e ceshjes ne seance gjyqesore. 2. Séanca gjyqesore do te zhvillohet ne date 26.04.2016, ora 13:00 3. Palet prezent moren dijeni SEKRETARE VALBONA MAJA

26.04.2016

13:00

Shtyhet për të përgatitur pretendimet me shkrim

1:54:57 MD gjykata VENDIM Gjykata ne baze te nenit 302 te Kodit te Procedures Civile vendosi: Te shtyje seancen gjyqesore per ti dhene kohe paleve ndergjyqese per te parashtruar pretendimet perfundimtare me shkrim. Seanca e ardhshme gjyqesore do te zhvillohet ne date 03.05.2016, ora 14:30 SEKRETARE VALBONA MAJA

03.05.2016

14:30

Shtyhet me kerkese te paleve

2:30:49 MD Gjykata VENDIM; Gjykata bazuar ne nenin 175 te K.pr.Civile vendosi te pranoje kerkesen per shtyrje seance te perfaqesuesit te paditesave dhe te perfaqesuesave te te paditurit Aurel Baci dhe shtyn senacen gjyqeosre per ne nje date tjeter. Bazuar ne nenin 302 te K.pr.Civile seanca e ardhshme per paraqitjen e pretendimeve perfundimtare do te zhvillohet ne date 09.05.2016, ora 10:00 SEKRETARE VALBONA MAJA

09.05.2016

10:00

Vendimi Perfundimtar

10:43:20 PD Gjykata E terhequr per vendim, si u kthye; V E N D O S I 1. Rrezimin e padise se paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. 2. Heqjen e mases se sigurimit te padise te vendosur me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. 3. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të Kodit te Procedures Civile, me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i kthehet paleve paditëse, në rast se palet e paditura brenda pesëmbëdhjetë ditëve, pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk do te paraqese padine për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë. 4. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te te paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha. 5. Kunder ketij vendimi lejohet ankim brenda 15 diteve nga dita e neserme e shpalljes se vendimit ne Gjykaten e Apelit Tirane. U shpall ne Tirane, sot me date 09.05.2016 SEKRETARE VALBONA MAJA/dritare.net/

Top Channel ka nxjerrë ditën e sotme një noter duke folur kundër Luiz Ejllit që ky ka përdorur më parë sëmundjen për të fituar para, po sa I bësueshëm është ky person që flet për nder ndërkohë që ka bërë vetë falsifikim

Emisioni i sotëm “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në ‘Neës24’ hedh dritë mbi denoncimin e një qytetari, që pretendon se nënkryetari i Dhomës së Noterëve të Shqipërisë ka falsifikuar dokumentet për të shtyrë me 4 vjet kohën e daljes në pension.

Letra që ka mbërritur në adresë të emisionit mban firmën e shtetasit Nikolin Kurti, i cili pretendon se noteri publik Fatmir Laçej ka falsifikuar dokumentet, duke ulur moshën e tij me 4 vjet, për të mos dalë në pension në 1 maj 2014 siç duhet të ndodhte në përputhje me ligjin, me qëllim që të qëndrojë në punë edhe 4 vite të tjera.

Sipas denoncuesit, noteri Lacej ka bërë të gjitha ‘akrobacitë’, për të mos dalë në pension, duke zhvilluar një gjyq për korrigjimin e moshës në Gjykatën e Pogradecit

KUSH ESHTE FATMIR LACEJ

Gazetarët e emisionit “Ajsberg” kanë konfirmuar se zoti Laçej ka lindur në Tiranë, ka jetuar pa shkëputje në Tiranë. Eshtë noter pranë zyrës së noterëve në Tiranë, por gjyqin për korrigjimin e datëlindjes e ka bërë në Pogradec.

Në Gjykatën e Pogradecit janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore, një pjesë e mirë e të cilave janë shtyrë. Në pjesën më të madhe të tyre nuk është paraqitur paditësi, pasi nuk është gjetur se ku rrinte. REAGIMI I NOTERIT FATMIR LAÇEJ

Zoti Laçej, si e gjykoni në përgjithësi situatën e kësaj letre, të cilës ju ja dini përmbajtjen?
Letra trajton një problem që është e një karakteri krejt personal. I një kërkese timen për të bërë një vendim për ndryshimin e moshës. Qëllimi i saj ka qenë që kontributi im të ishte edhe më i madh si në sasi cilësi ashtu edhe në kohë. Vendimi tashmë është marrë nga gjykata dhe ka marrë dhe formën e prerë.

Ky vendim ju ndryshon datëlindjen nga viti 1949 në 1953, është i saktë i dyti apo i pari?

Vendimi i gjykatës është i marrë mbi bazën e provave dhe tashmë ky vendim është në fuqi.

Pse ky vendim është marrë në Gjykatën e Pogradecit?

(Ne foto Fatmir Lacej)

Unë mendova se mundësitë për të vepruar në Gjykatën e Pogradecit janë mundësi më reale, sepse nuk më priste edhe shumë koha për afatin. Por unë u përballa me një gjykatë e cila ishte jashtëzakonisht korrekte, që për mendimin tim ishte e standardeve evropiane.

Ju keni marrë dëshmitarë nga Tirana, i njihnit përpara?

Detyrimisht që i njihja, kanë bashkëjetuar me mua.

Ka një polifoto të gjimnazit “Qemal Stafa” ku ju figuroni si maturant i vitit ‘67?

Nuk e di për këtë polifoto, por di që pas maturës unë kam bërë studimet e larta. Ndërkohë Mimoza Sadushaj, presidente e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë, tha se zoti Laçej është një ndër noterët më të mirë dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm.

“Zotin Fatmir Laçej e kemi zv/president të Dhomës së Noterëve. Është një nga noterët më të mirë të të gjithë Dhomës së Noterëve. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Falë kontributit të tij kemi dhe një marrëdhënie ndryshe me Unionin Ndërkombëtar të Noterëve. Bën pjesë tek noterët korrektë. Jep kontributin tij edhe në trajnimet e shumta që bëjmë me noterët.”- deklaroi Sadushaj.

Presidentja e Dhomës së Noterëve thekson se në bazë të ligjit noterët dalin në pension në moshën 65 vjeç, por sipas saj kjo moshë nuk është e përshtatshme.
“Nuk është moshë e përshtatshme sepse ende në atë moshë noterët mund të kontribuojnë përsëri, sepse puna e noterit është një punë që kërkon njohuri si nga praktika ashtu edhe nga njohja e legjislacionit.”- deklaroi Sadushaj. Artur Çani: Duke u nisur nga sa kam lexuar në letër, ju fatmirin e njihni vetë?

Nikolin Kurti: E njoh prej 55 vitesh. Jetonte një kat më sipër tek dajat e mi, tek rruga “Konferenca e Pezës”. E njoh dhe me njeh shumë mirë. Jam shokuar kur me një vendim të Gjykatës së Pogradecit ai ka dalë 4 vjet më i vogël. Unë kur marrë vesh një mashtrim, korrupsion nuk hesht, por kërkoj zbardhjen e ngjarjes.

Artur Çani: Ju na keni sjellë një dokument, foto të maturës të gjimnazit “Qemal Stafa ‘66-‘67, në të cilën është edhe zoti Laçej, si jeni venë në posedim të kësaj fotografie?

Nikolin Kurti: Në këtë foto është edhe ime motër, e cila e ka pasur në klasë. Kanë mbaruar bashkë gjimnazin. Silva Kurti është motra ime.

Artur Çani: E ndoqët intervistën që dha zoti Lacej?

Nikolin Kurti: Po e ndoqa, ju shmang kërkesës tuaj për të thënë saktë kur e ka mbaruar gjimnazin dhe kur ka filluar shkollën e lartë.

Artur Çani: Ai tha se gjyqi që ka zhvilluar është çështje e karakterit personal…

Nikolin Kurti: Ajo mund të jetë personale, por kur shkelen ligjet e shtetit nuk është më personale. Dëshira mund të ketë kushdo, por jemi të detyruar të gjithë të zbatojmë ligjin. Kur kjo bëhet me mashtrime dhe korrupsion, nuk ka vlerë kontributi që mund të japësh.

Artur Çani: Vendimi i Gjykatës së Pogradecit ka marrë formë të prerë…

Nikolin Kurti: Unë do ta ndjek këtë punë, do ti shkoj deri në fund. Do t’ja çoj prokurorisë të ndjekë të gjitha këto faza, ti analizojë dhe të shikojë që ky vendim i formës së prerë është bazuar në mashtrime.

Artur Çani: Për deklarimin që zoti Fatmir tha që pas mbarimit të gjimnazit kam vazhduar shkollën e lartë, është e vërtetë që në vitin ’67 ai është regjistruar në Universitetin e Tiranës e kam të konfirmuar me shkresë që është regjistruar në 67 dhe ka mbaruar në 71.

Nikolin Kurti: Atëherë dokumenti që ai ka qenë tek “Vasil Shanto”, është fals.

Artur Çani: Kjo gjë bëhet e rëndë kur kemi të bëjmë me figurën e një noteri. E gjithë kjo mesele ka përfshirë brenda vetës në këtë lloj vorbulle, le të themi me qëllim të mriz duke dashur të supozoj se ka dashur të japë një kontribut më të madh në kohë, por duhet të vinte një tjetër sipas ligjit. Por në këtë mesele janë përfshirë dhe disa noterë, që kanë thënë në gjykatë gjëra që janë të pavërteta. Ky njeri me bindje ka implikuar dhe njerëz të tjerë

Lajmi është marrë nga

Pse Top Channel është kundër Luiz Ejllit?! Zbulohet lidhja e noterit që foli kundër tij me Vjollca Hoxhën (DOKUMENTE) https://klikoje.al/pse-top-channel-eshte-kunder-luiz-ejllit-zbulohet-lidhja-e-noterit-qe-foli-kunder-tij-me-vjollca-hoxhen-dokumente/?fbclid=IwAR2uOQxoKAoHhZs_kUD_vDPgf-3IXnMZztOjuTVkNwugDlouRhUr_ZeBQuI