Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës. Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Advertisements

Ditët e fundit kudo aludohej se Butrinti do të ishte pjesë e një surprize për Kiarën brenda shtëpisë së ‘BBV2’, si për ditëlindjen e saj ashtu edhe në ‘Prime-in’ e djeshëm, pasi vetë këngëtari paralajmëronte një befasi. Ama një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ditën e djeshme më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”.

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.

Advertisements