Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka ftuar për fushatë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili aktualisht është pjesëmarrës në një reality show.

Një një intervistë për Euronews Albania, Ndoka u shpreh se kandidati kishte bërë një status në rrjetet sociale, ku e ftonte për bashkëpunim.

Advertisements

“Ky, më thanë, e ftoi kandidati i Ramës për bashkëpunim. Bëri një status kandidati i Rilindjes, e ftonte, kemi bashkëpunuar i thoshte Luizit, të pres për bashkëpunim. Nuk është se po e fundos Ramën, Rama këtë stil ka.

Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.