Dy plazhet më të njohura të Sidnei u mbyllen pasi pushuesit panë disa peshkaqenë duke sulmuar një delfin. Mbyllja çoi në anulimin e disa ngjarjeve të rëndësishme të sërfit. Delfini i plagosur notoi për disa çaste në ujërat e cekëta, por më në fund u rrëzua dhe ngordhi.

Po ashtu, autoritetet bënë të ditur se “Manly Open Surf”, një event që zhvillohet në plazh gjatë fundjavës, është pezulluar, ndërsa rojet e shpëtimit larguan pushuesit nga uji pas sulmit.

Advertisements

Tracey Hare-Boyd, një zëdhënëse nga Surf Life Saving New South Wales (SLSNSW), deklaroi se për fat të mirë, asnjë person nuk mbeti i lënduar apo i përfshirë në sulmin mes gjallesave të detit.