Forcat e Armatosura shqiptare dh mjete të ushtrisë janë vendosur në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Kjo është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se forcat tona janë të gatshme të ndërhyjnë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.

Advertisements

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira.”, shktuan Peleshi.