Aktori i njohur Arben Derhemi ka folur rreth serialit “Njerëz dhe Fate” të cilin e cilësoi si sfidën e jetës së tij.

Lajmi se ky serial do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzon të gjithë artdashësit.

Advertisements

“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai gjithashtu zbuloi edhe kastin e aktorëve ku shumca prej tyre do të jenë ata që kanë qenë.

“Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Advertisements

Aktori zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim, “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, shtoi ai në emisionin “Dola te Ola”.