Një re në formë rrethore u shfaq papritur në diell, si një disk fluturues në ngjyra të ndezura.

Kjo ngjarje ka lënë pa fjalë banorët në qytetin turk të Bursës.

Advertisements

Pamjet nga reja e pazakontë u bënë virale në rrjet ndërsa lindja e diellit i jepte ngjyra nga të kuqe në të verdhë.

Shërbimi meteorologjik i vendit bëri të ditur për mediat se forma e resë vinte si shkak i luhatjeve të forta të erës mbi kodra dhe male.

Sipas dëshmitarëve okularë, reja qëndroi në atë formë për rreth një orë përpara se të zhdukej nga qielli.

Advertisements