Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot 21 janarin, duke thënë se serverat e Kryeministrisë, lidhur me këtë ngjarje nuk janë fshirë.

Ngjela madje bëri edhe një deklaratë të fortë teksa është shprehur se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, ku ish-kryeministri Sali Berisha zbret shkallët e godinës me automatik.

Advertisements

Ai thotë në një intervistë në “Euronews Albania”se këtë gjë ia ka konfirmuar në fakt edhe kryeministri Edi Rama.

“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha.

Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë”, u shpreh Ngjela.

Advertisements