Një tridhjetë vjeçare, tre ditë pas lindjes, ka humbur fëmijën e saj pasi e zuri gjumi teksa po e ushqente me gji teksa i vogli u mbyt në krahët e saj.

Alarmi u dha nga një infermiere, e cila ka vënë re trupin e vogël të të porsalindurit të pafuqishëm ende pranë nënës që po pushonte në pavijonin e spitalit “Pertini”. Një hetim është hapur për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

Nëna e re në natën mes 7 dhe 8 janarit i kishte kërkuar stafit të departamentit që të mund të qëndronin edhe disa minuta me të voglin e saj, pasi ta ushqente.

Megjithatë, pas disa minutash, atë e kishte zënë gjumi dhe askush në repart nuk kishte shkuar për të marrë të porsalindurin. Trupi i pajetë i foshnjës është vënë re nga një infermiere shumë vonë. Të gjitha përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Pas ngjarjes nëna është në shok.

Advertisements