Një ish-futbollis shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike, pasi u gjet duke u kujdesur për një fermë kanabisi.

Bëhet fjalë për shtetasin Elsion Koka, i cili kishte mbërritur në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe, me pretendimin se do të punonte në ndërtim, por përfundoi në “shtëpi bari”. I riu kishte përfunduar në Shqipëri Universitetin e sporteve.

Advertisements

Vlera e kanabisit, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 125,000 £. Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në total 289 bimë narkotike. Ai pranoi para gjykatës se merrej me prodhimin e kanabisit.

Koka mes të tjerash kishte pohuar në gjykatë se kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të punuar e mbledhur para për nënën e motrën e tij. Në përfundim Koka u dënua me 16 muaj burgim.