Një vjedhje e në Itali nga 4 shqiptarë nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar pasi në momentin e e grabitjes janë vëne re nga pronari i banesës i cili më pas i ndoqi nga pas.

33-vjeçar italian të cilit po i vidhej shtëpia ndodhej në shoqërinë e disa miqve në një bar, kur u lajmërua se po grabitej.

Advertisements

Italiani menjëherë ka njoftuar policinë dhe është nisur drejt banesës së bashku me dy miqtë e tij për tu përballur me hajdutët.

Me të arritur pranë banesës tre italianët vunë re dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës që po vidhej.

Në momentin që kuptuan se janë zbuluar 2 hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, i cili nuk u dorëzua dhe nisi ndjekjen me mjetin e tij Ford Fiesta.

Advertisements

Ndjekja përfundoi pranë një kryqëzimi pasi hajdutët përplasën mjetin e tyre me atë të italianit 33-vjeçar.

3 prej tyre u larguan por 43-vjeçar shqiptar nuk mundi të largohej pasi u plagos.

Mjeti rezultoi se kishte qenë gjithashtu i vjedhur, ndërsa brenda makinës u gjetën sendet e vjedhura në magazinën e italianit, ku mes tyre ishin elektro shtëpiake të vogla dhe disa bizhuteri e ora.

I arrestuari i vetëm i kësaj vjedhje mbetet 43-vjeçari i cili nuk mundi të largohej nga skena e përplasjes.

Autoritete italiane vijojnë hetimet për arrestimin e gjithë grupit.

/5pyetjet.al