Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Kombinat. Mësohet se një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 55-vjeçare.

Sakaq, bëhet me dije se gruaja është dërguar menjëherë për në Spitalin e Beratit, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Berat-Kombinat, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen A.T.,55 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Advertisements