Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Pamjet që shihni më poshtë, vijnë nga momenti i aksidentit të frikshëm në lagjen “Gurra” të Lezhës.

Advertisements

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga ABC News, shoferi futet në makinë ndërsa pasagjerja bëhet gati të hyjë nga ana tjetër.

Në këtë moment, një automjt tjetër vjen me shpejtësi në të njejtin drejtim duke e përplasur.

Fatmirësisht gruaja nuk pati lëndime të rënda pasi u përplas nga makina në kangjellat që ndodheshin në rrugë.

Advertisements

Në këtë aksident është përfshirë edhe në mjet tjetër i cili po dilte nga një korsi nga ana tjetër e rrugës./abcnews.al/