Ish-balerina e njohur shqiptare dhe aerobistja, Linda Kalemi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Në një intervistë televizive ajo ka treguar se shokët e bashkëshortit dhe shumë drejtues të institucioneve të ndryshme, e kanë prekur, tërhequr deri në sforcime.

Advertisements

Linda ka thënë se do t’i nxjerrë në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra.

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njëriu më i rëndësishëm. Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftojë këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem,” tha Kalemi.