Luizi u shpreh se është i lodhur nga situata e krijuar në shtëpi, ku mnë çdo situatë duhet të mbrojë Kiarën. Ai tha se Kiara është aq e përgjegjshme dhe e pjekur sa të mbrojë veten e saj, kur ajo debaton me dikë.

Luizi tha se shpreson që Kiara mos ta ketë asnjëherë nevojën e tij, por edhe në rast se do e kërkojë ndihmën e tij për diçka, ai do jetë gjithmonë aty, mjafton një shikim.

Advertisements

Edhe Efi e mbështeti mendimin e Luizit. Ashtu si ai, ajo tha që duhet ta lërë Kiarën të përballet vetë me situatat në shtëpi.

Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit duket se po avancon më shumë. Ditën e djeshme Luizi vendosi që të vendosë një distancë nga Kiara në mënyrë që të shohë se si do shkonte marrëdhënia dhe nëse kjo e fundit do të bënte një hap kundrejt tij.

Ditën e sotme Kiara ka bërë një hap drejt marrëdhënies me të, dhe i ka dhuruar një puthje në qafë.

Advertisements

Nga video e publikuar Luizi duket shumë i emocionuar, dhe kjo vërehet në fytyrën e tij.

KETU MUND TE SHIKONI VIDEON