Personi që shikoni në foto është Sergeto Turullaj. Ai u arrestua nga policia e Tiranës pas një hetimi disamujor, përmes operacionit të koduar “Houses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, raporton noa.al.

Advertisements

Me kapjen e Sergetos, u zbardhën dhe u dokumentuan 4 raste të vjedhjeve në banesa, të shumave të ndryshme parash dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë vitit 2022.

Sergeto Turullaj, 32 vjeç, rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale të vjedhjes.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë për të cilët punohet për identifikimin e tyre, gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në disa banesa, në Tiranë, konkretisht:

Advertisements

– Më datë 27.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të rinj dhe disa bizhuteri;

– Më datë 30.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Sh. M., një shumë parash, dy ora dore dhe dy aparate celulare;

– Më datë 16.11.2022, në rrugën “Abraham Linkoln”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. M., 15 000 euro, 150 000 lekë të rinj dhe bizhuteri;

– Më datë 27.12.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. F., një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, si dhe identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al