Gjatë ditëve të fundit lart e poshtë po qarkullojnë lajme se këngëtari Butrint Imeri do bëhet pjesë e shtëpisë së big Brother Vip.

Por, a do futet ai? Po, jo ndoshta, nuk e dimë. Ajo çfarë dimë është se këtë të shtunë në shtëpi do të futen dy konkurrentë të fortë.

Advertisements

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.

Si fillim ai u pyet nëse në shtëpi do të futet Butrint Imeri apo jo, por Eduarti si Eduart e shmangu me lezet këtë pyetje dhe u hodh te pyetja tjetër.

“Do hyjnë të rinj. A hyn kush?”, ishte pyetja e radhës të cilës regjisori ju përjgigj duke thënë se do të hyjnë dy konkurrentë të rinj dhe shumë të fortë madje, Do hyjnë dhe dy shumë shpejt.

Advertisements

“Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gat.”, tha Eduarti.