Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.

I riu që u përplas për vdekje është Fiori Sula 20 vjeç. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Luciano Boçi, i cili i shpreh ngushëllime familjes së 20-vjeçarit teksa shkruan se Flori ishte një prej të rinjve më kurajozë në kryesinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Advertisements

“Trishtim dhe dhimbje pa fund për Fiorin! Një i ri energjik dhe plot ëndrra u largua në mënyrë tragjike nga kjo jetë! Jam pa fjalë për dhimbjen dhe mungesën e pazëvendësueshme që ky largim i tillë sjellë për familjen Sula!

Fiori ishte një prej të rinjve më kurajozë në kryesinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike! Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe dhe zoti i dhëntë forcë familjes Sula” shkruan Boçi në postimin e tij.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, 20 vjeçarin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Advertisements