Efektivja Anisa Kostani ka pësuar fraktura në trup, pas aksidentit me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Policja ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i makinës rezultonte i pa pajisur me patentë.

Advertisements

Ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Kostani është jashtë rrezikut për jetën dhe e vetëdijshme. Megjithatë ajo ka nevojë për gjak, ndërsa ka pësuar fraktura në trup.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte efektivja, River Durra, u ndalua nga policia për shkak se ishte pa patentë.

Advertisements

Makina ku ata udhëtonin u përplas me një makinë tjetër dhe më pas me trafikndarësen.

Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.