Gjendet një trup i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.

Advertisements

Trupi i 41-vjecarit u gjet në një pus uji.

Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.

41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa.

Advertisements

Trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.