Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Rrugën e Arbrit.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesit e tyre.

Advertisements

Të plagosuritj anë dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia