Prel Deda, ish-funksionar i Partisë Demokratike, u shpreh nga studio e Euronews Albania se Enkelejd Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatë me logon e PD-së në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas tij një gjë e tillë është në të mirë të të gjithë demokratëve dhe të gjithë Shqipërisë. Ai nënvizoi se është më mirë që zgjedhjet lokalke t’i fitojë kryeminisrtri Rama se sa Sali Berisha, një person i shpallur non grata për korrupsion madhor.

Advertisements

Berisha është një i izoluar botërisht, nga e gjithë Evropa. Edhe kur ishte president dhe kryeministër ai nuk kishte një takim ndërkombëtar.

Ai është i shpallur non-grata familjarisht për minim të demnokracisë dhe korrupsion madhor dhe për privilegje të familjarëve të tij dhe të njerëzve të tij.

Kjo është arsyeja pse shqipatrët nuk e kanë votuar me shumicë Sali Berishën dhe sa herë ai ka fituar ka afruar kundërshtarët e vet”, tha Deda.

Advertisements