Një e moshuar është gjetur pajetë ditën e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se e moshuara është gjetur pajetë në banesën e saj në lagjen nr.18 në qytetin bregdetar.
Advertisements
Kanë qenë familjarët e saj të cilët janë shqetësuar pasi 83-vjeçarja nuk u përgjigjej telefonatave të tyre.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, e moshuara është gjetur pa shenja jete.