Moti këtë fundjavë pritet të jetë në kushtet e atmosferike të paqëndueshme, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas SHMU, moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Advertisements

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që në veri të vendit në lartësin mbi 100 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 400-500 reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët .

Në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.Era pritet të jetë nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.