Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima i identifikuar si Gjin Biba, ishte shpallur i humbur para dy ditësh nga familjarët e tij.

Advertisements

52 vjeçari me banim në Tiranë punonte në Elbasan. Dyshohet se 52 vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.