Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 44-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se viktima është Aleks Palushi 44 vjeç, i cili prej vitesh jetonte në zonën e Pavias.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe ka marrë dëmtime të rënda që i kanë marrë edhe jetën.

44-vjeçari kishte në pronësi një kopani të vogël ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Corso Torino, ku shqiptari po punohet për rinovimin e një godine të vjetër.

Advertisements