Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet si bashkëpuntor në ekzekutimin e një 47-vjeçari në Kalamata, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Sipas ERT, është identifikuar edhe autori i dytë, i cili është shpallur në kërkim, gjithashtu me kombësi shqiptare.

Advertisements

Viktima 47-vjeç, i njohur si “Amerikan”, u ekzekutua në Kalamatë mëngjesin e së premtes. 47-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për çështje droge dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, ndërsa kishte dënime të rënda në Mesini dhe Athinë. Ai ishte duke lëvizur me një motor, ku një makinë i preu rrugën dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

Dyshohet se në makinë ishin dy shqiptarët, njëri tashmë i arrestuar dhe tjetri i shpallur në këkrim. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për prishje të p[azareve të drogës.