Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Markdorf në Gjermani, ku burri shqiptar ka vrarë ish gruan e tij.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në një dyqan ditën e djeshme, ndërsa sot gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 47-vjeçarin shqiptar.
Advertisements
Më tej, Departamenti i Policisë Kriminale ngriti grupin hetimor për të sqaruar saktësisht se si ka ndodhur krimi i rëndë.
Po ashtu mediat gjermane raportojnë se ka përfunduar edhe raporti mjeko ligjor që mund të hedhë më shumë dritë mbi vrasjen.
Ndërkohë duke qenë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një dyqani dëshmitarët kanë qenë të shumtë, por ata janë larguar para se të vinte policia.
Advertisements
Hetuesit u kërkojnë urgjentisht këtyre dëshmitarëve që të bëjnë kallëzimin në policinë kriminale.